Foto nga vendi i ngjarjes

Tragjedi në Brazil, autobusi ku udhëtonte ekipi i futbollit bie nga ura, vdesin 4 lojtarë dhe trajneri i skuadrës

31 Janar 2023, 10:00| Përditesimi: 31 Janar 2023, 10:04

  • Share

Katër persona humbën jetën të hënën në Brazil kur autobusi që i transportonte ra nga një urë në komunën Além Paraíba, në Minas Gerais. Mes viktimave, janë edhe tre futbollistë të rinj që janë rikthyer në Rio de Zhaneiro pasi kishin fituar një turne futbolli.

Në autobuz udhëtonin gjithsej 33 persona duke përfshirë shoferin, katër të rritur nga bordi i Esporte Clube Vila Maria Elena, dhe ekipi i futbollit me 28 adoleshentë nga qyteti i Duque de Caxias.

Me të mbërritur në urën që kalon lumin Angu në BR 116, një nga dy autostradat kryesore në Brazil, shoferi, për arsye të panjohura, humbi kontrollin automjetit dhe për pasojë autobusi u rrëzua nga një lartësi prej 10 metrash.

Skuadra po kthehej në shtëpi pas një ndeshje futbolli kundër Simonesia të dielën. Ishte skuadra e parë në kategorinë nën 18 vjeç dhe nënkampion në kategorinë nën 16 vjeç.

Sipas policisë, ka nisur hetimi për aksidentin, pasi dyshohet se shoferi nuk i është përshtatur shpejtësisë të lejuar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?