Foto ilustruese në Austri

Tragjedi në Austri! Rrëzohet një avion, humbin jetën 4 persona

25 Nëntor 2023, 20:40| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 20:43

  • Share

Katër persona humbën jetën pasi një avion i vogël me të cilin po udhëtonin u rrëzua mesditën e së shtunës (25 Nëntor) pranë Gruenau im Almthal në Austrinë e Epërme, tha policia.

Autoritetet lokale nisën një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi pasi mbeturinat u pikasën në një zonë malore të mbuluar me borë. Katër viktimat ende nuk janë identifikuar, raporton CNN.

Sipas agjencisë austriake të lajmeve APA duke cituar website e specializuar të monitorimit të trafikut ajror Aviation Safety Network, avioni i rrëzuar mund të jetë një Rockwell Commander 112B me një motor, i cili u ngrit nga Pribram, Republika Çeke, me destinacion Medulin, Kroaci. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?