Skiatorë në Zvicër

Tragjedi në alpet zviceriane dhe austriake! 10 persona vdesin gjatë fundjavës, shkak ortekët e dëborës

5 Shkurt 2023, 16:41| Përditesimi: 5 Shkurt 2023, 16:44

  • Share

Dhjetë persona kanë humbur jetën në disa ortekë në Alpet austriake dhe zvicerane gjatë fundjavës.

Turistët nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania ishin në mesin e të vdekurve në një numër vendpushimesh të ndryshme skish. Autoritetet austriake lëshuan një alarm të nivelit të katërt për ortekët, i dyti më i madhi - pas reshjeve intensive të borës dhe erës në zonë.

Pavarësisht paralajmërimeve, vendpushimet e skive në Austrinë perëndimore janë mbushur plot për shkak të pushimeve shkollore në Vjenë. Policia austriake njoftoi pesë vdekje të dielën, duke përfshirë atë të një 59-vjeçari që po përdorte borëpastruesen në rajonin perëndimor të Tirolit.

Ata gjetën gjithashtu trupat e një udhërrëfyesi skijimi në ‘Sankt Anton am Arlberg’ dhe një 62-vjeçar i cili po bënte ski në rrugë rreth majës së Hohe Aifner. Të shtunën, një 17-vjeçar nga Zelanda e Re, një shtetas kinez 32-vjeçar dhe një gjerman rreth të 50-tave, për të cilët thuhej se të gjithë po bënin ski jashtë shtigjeve të përcaktuara të skive kur ranë ortekët, u gjetën gjithashtu të vdekur.

Në Zvicër, një grua 56-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar ndërruan jetë pas një orteku bore në kantonin juglindor të Graubuenden të shtunën në mëngjes. Policia zvicerane tha se një anëtar i tretë i grupit të tyre arriti të shpëtonte i padëmtuar.

Ortekët janë të zakonshëm në të dy vendet. Sipas agjencisë së lajmeve të Austrisë, vetëm të shtunën u raportuan 30 orteqe në rajonin e Tirolit.

Niveli i alarmit të nivelit të katërt të Austrisë do të thotë "rrezik për orteqe të mëdhenj". Ai këshillon skiatorët e papërvojë të qëndrojnë në pista dhe shtigje skish të hapura dhe për skiatorët me përvojë të qëndrojnë larg terreneve shumë të pjerrëta.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?