Pamje nga vendngjarja

Tragjedi në Afrikë, autobuzi plot me studentë përplaset me kamionin, vdesin 24 persona

7 Nëntor 2022, 09:24| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 09:30

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Guinenë Perëndimore të Afrikës ku një autobus plot me studentë është përplasur me një kamion gjatë një parakalimi të gabuar. Për pasojë kanë mbetur të vdekur 24 persona dhe pjesa më e madhe e tyre janë studentë.

Autobusi po udhëtonte nga kryeqyteti Conakry për në Faranah në jugperëndim. Aksidenti ndodhi pranë Kindia, qyteti i katërt më i madh i Guinesë rreth 130 kilometra (80 milje) në lindje të Conakry.

Sipas mediave të huaja, policia ka pasur vështirësi në identifikimin e viktimave, të cilët mezi dalloheshin pas frakturave të shumta të pësuara nga aksidenti i rëndë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?