Trafikuan 1.2 kg kokainë, 9 të arrestuar në Itali, mes tyre një familje shqiptare

17 Tetor 2020, 22:51| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 22:52

  • Share

9 të arrestuar, mbi 1.2 kg kokainë dhe 15 000 euro të sekuestruara  është bilanci i operacionit të koduar "Farina" pas një viti hetimesh për  trafik kokaine nga Romagna në Pesaro.

Hetimet që nisën në 2019 përfunduan me arrestimin e një 25-vjeçari shqiptar M.E., me banim në Rimini. Hetimet nisën pas denoncimit të një të varuri nga droga i cili pretendonte se po zhvatej nga për shkak të borxheve të kokainës.

Më pas nga hetimet u zbuluan dy persona të tjerë, të akuzuar për trafikun e kokainës. Bëhet fjalë për shqiptarin me iniciale M.B., një 35-vjeçar, me banim në Pesaro dhe një grua italiane nga Fano, bashkëpunëtore e shqiptarit. S.D.T., 46-vjeç.

Në gusht të 2019, i gruas me iniciale S.D.T., dhe GD, 40 vjeç, nga Pesaro iu gjetën dhe sekuestruan mbi 200 gram kokainë, material për paketimin e dozave dhe 1.000 euro, të ardhurat nga shitja.

Analiza e njohjeve të gruas me origjinë nga zona e Fanos çoi në pranga një tjetër shqiptar  i cili u arrestua në flagrancë për shitjen e kokainës. Hetimet e mëtejshme bënë të mundur identifikimin e furnizuesit të kokainës, gjithashtu një banor shqiptar në Rimini, gruan e tij M.M, vëllanë e tij A.B, 30 vjeç i arrestuar në Riccione më 1 nëntor 2019 dhe kunati i tij M.E 25-vjeçari shqiptar, me banim në Rimini. Dy nga të dyshuarit, për të cilët u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, përsëritën sjelljen e paligjshme aq shumë sa që ata duhej të çoheshin në burg.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi rikthen kaosin në Kuvend, si e vlerësoni?