Foto ilustruese

Trafiku i drogës në Spanjë, çmontohet banda shqiptare! Arrestohen disa persona, sekuestrohen mbi 3 kg lëndë narkotike

9 Nëntor 2022, 09:23| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 09:31

  • Share

Autoritet spanjolle kanë zhvilluar një operacion anti-drogë ku si rezultat është arritur të shkatërrohet një bandë kriminale shqiptare në A Coruña.

Mediat spanjolle shkruajnë se banda kriminale trafikonte heroinë në A Coruña dhe në qytetet përreth. Agjentët kryen shtatë kontrolle gjatë së cilave u kryen disa arrestime dhe u sekuestruan më shumë se tre kilogramë lëndë narkotike.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?