Trafiku i armëve, Balla: Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale prioritet i policisë

26 Mars, 11:34| Përditesimi: 26 Mars, 12:53

  • Share

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për goditjen e grupit prej 5 persona që trafikonin armë nga Shkodra në Tiranë. Mes të arrestuarve është edhe një ish-efektive e Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj. Balla thotë se është prioritet dhe detyrë kryesore e Policisë së Shtetit që të godasë këto rrjete kriminale.

“Policia e Shtetit vijon të godasë sistematikisht fenomenin e armëmbajtjes pa leje, i cili mbetet burim për ngjarje kriminale. Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale me armë apo ndalimi i shtetasve që qarkullojnë me armë janë detyrë kryesore e Policisë. Falë hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë është identifikuar dhe ndalur një grup kriminal prej pesë personash, të cilët trafikonin armë zjarri dhe municione nga Shkodra drejt Tiranës”, shkruan Balla.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Repishti", në zbatim të masave të caktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", për goditjet e rasteve të armëmbajtjet pa leje. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme. Trafikonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për disa shtetas që dyshohej se transportonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Repishti".

Si rezultat i tij në një parking në Rrugën e Rinasit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit: - Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika, 18 vjeç, Denisa Halilaj, 22 vjeçe, Denis Hasaj, 18 vjeç, dhe Mirjan Hasaj, 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip "BMË" me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Lajmi kryesor:

Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, në pranga ish-efektivja e Burgjeve dhe 4 të tjerë! 9 automatikë dhe pushkë të fshehura në valixhe në bagazhin e makinës (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?