Minat që iu sekuestruan 48-vjeçarit

Kronikë

Trafikonte mina me telekomandë, arrestohet në Elbasan 48-vjeçari nga Durrësi

20 Maj 2021, 08:50| Përditesimi: 20 Maj 2021, 08:55

  • Share

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm, i akuzuar për trafik të minave me telekomandë. 48-vjeçari Artur Kazanxhi, banues në Durrës, u arrestua në një lokal në fshatin Bradashesh, Elbasan. Atij iu gjetën 2 mina me telekomandë, të cilat do t'i shiste.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?