Kronikë

Trafikonte kokainë në Astir, kapet mat nga policët! 38-vjeçari shmangte kontrollet me badge polici false

6 Gusht 2021, 10:07| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 10:17

  • Share

TIRANË- Një 38-vjeçar është arrestuar pasi trafikonte kokainë në zonën e Astirit. Për trafikimin e kokainës 38-vjeçari i identifikuar si Anteo Guci përdorte badge fals policie për t’iu shmangur kontrolleve.

Në kuadër të operacionit "Detonatori", policia ka ushtruar kontroll në banesën e Gucit e cila ndodhej në zonën e Astirit, ku është sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, ndezës detonatorë për granata, dy karta identifikimi policie të dyshuara të falsifikuara, 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 motomjet dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Guci shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Yzberisht, Pallatet Çabej e Astir kundrejt pagesës që varionin nga 3500 deri në 7000 lekë të rinj për dozë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?