Automjetet e sekuestruara

Trafikonin makina të vjedhura nga Gjermania e Italia për t’i shitur në Shqipëri, arrestohet 55 vjeçari në Fier, në kërkim tre bashkëpunëtorët e tij (EMRI)

21 Nëntor 2023, 13:24| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 13:31

  • Share

Një grup që merrej me trafikimin e makinave të vjedhura nga Italia e Gjermania drejt Shqipërisë është goditur së fundmi nga policia e Fierit. Në pranga ka rënë 55 vjeçari Edmond Zogo i cili akuzohet si bashkëpunëtor për trafikimin në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura në Itali dhe në Gjermani, të cilat pajiseshin me dokumente false.

Ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorë të 55 vjeçarit, konkretisht A. Dh., 38 vjeç dhe E. K., 43 vjeç, të dy banues në Berat, si dhe shtetasi italian A. M., 51 vjeç.

Këta 4 persona në bashkëpunim me njëri tjetrin ndërhynin në shasinë e mjeteve dhe paraqitnin dokumente false për to me qëllim për t’i shitur më pas në vendin tonë.

Në kuadër të operacionit “Long Way”, janë sekuestruar 2 automjete të vjedhura, kamper dhe tip "Fiat", prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 120 000 euro.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?