Kronikë

Trafikonin armë dhe drogë nga Italia, vihen në pranga dy shqiptarë dhe një italian

27 Mars 2021, 10:38| Përditesimi: 27 Mars 2021, 10:52

  • Share

Tre persona janë arrestuar nga policia pas një operacioni të zhvilluar nga policia e Tiranës.

Në operacionin e koduar ‘Weekend’, ka rënë në pranga 46-vjeçari Vladimir Gjoci, i cili në bashkëpunim me 26-vjeçarin Gehard Gaci dhe shtetasi italian Marco Maraschio shpërndanin armë zjarri dhe lëndë narkotike nga Italia për në Shqipëri.

Mësohet se tre të arrestuarit janë me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe 2 armë zjarri pistoletë, një sasi më lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Policia njofton se gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Vladimir Gjozit u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, një sasi më lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Vladimir Gjoci, së bashku me shtetasin italian Marco Maraschio, banues në Lecce, Itali, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, merreshin me trafikimin e armëve luftarake nga Italia në Shqipëri, të cilat i shisnin më pas në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit italian i është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike e llojit heroinë. Ndërsa shtetasi Gehard Gaci merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotikëve, të cilat i merrte nga shtetasi Vladimir Gjoci. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?