Në kërkim nga Italia për trafikun e 100 kg droge dhe pengmarrje, ekstradohet 40-vjeçari që fshihej në Shëngjin

19 Shkurt, 11:52| Përditesimi: 19 Shkurt, 12:08

  • Share

Anëtari i një grupi kriminal dhe drejtuesi i një grupi tjetër që trafikon drogë janë ekstraduar nga Shqipëria në Itali. Rasti i parë bëhet fjalë për 40-vjeçarin Ardian Sufaj alias Pllumb Sufaj, i cili është arrestuar në Shëngjin më 13 qershor 2023.

Gjatë periudhës 2022-2023, organizata kriminale ku bënte pjesë 40-vjeçari, dyshohet se ka trafikuar rreth 100 kg lëndë narkotike kokainë, nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali. Mirëpo ngarkesa e drogës gjatë transportimit është vjedhur. Duket se Sufaj kishte rënë në gjurmët e “hajdutëve” dhe në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se ka marrë peng një 40-vjeçar dhe e ka kërcënuar me armë, për t’iu dhënë informacion mbi vjedhjen e lëndës narkotike.

Ndaj tij Gjykata e Apelit e Triestes ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale, si dhe “Pengmarrja”.

Ndërkohë, drejt Italisë është ekstraduar edhe një 56-vjeçar, Artur Ademi alias Artur Liçaj, të cilit Gjykata e Leçes i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Gjatë periudhës 2018-2019, ka drejtuar një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike kokainë, nga Holanda në Itali dhe nga Shqipëria në Itali. Ademi është arrestuar më 2 shtator 2022 në qytetin e Vlorës. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shpellari: 19/02/2024 12:10

    Nuk vjen te fshihet neper shpella por qendron ne mes te plazhit duke menduar se ja hodhi bythes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?