Trafikoi heroinë drejt Italisë, arrestohet në Durrës 65-vjeçari me dy emra

27 Prill, 12:48| Përditesimi: 27 Prill, 13:10

  • Share

DURRËS- Asjan (Hasan) Buçeza, pjesë e një grupi kriminal është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimin e tij në drejtim të Italisë.

65-vjeçari me dy emra është dënuar nga gjykata e Milanos me 23 vjet burgim, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale.

Asjan( Hasan) Buçeza në vitin 2004 ka trafikuar 19 kilogramë heroinë drejt Italisë.

‘Nga viti 2004 deri në muajin prill 2005, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar 19 kilogramë lëndë narkotike heroinë, drejt Italisë.’- njofton policia. 

Në qershor të vitit 2022, Prokuroria e Durrësit sekuestroi një objekt në pronësi të Asjan Buçezës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gahinji: 27/04/2024 13:14

    Hassan Buceza nga shenavlashi .Gjithe jeten me problemet Ka qene.Si "bishtit i qenit".

    Përgjigju
    • Andi: 28/04/2024 12:27

      Fol mir vllacko se ste ka bo seen vec tka majt me buk

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?