Si nëpër filma! Trafikanti shqiptar arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu në Itali, ndihmohet nga jashtë me dron (Emri+Foto)

25 Shtator 2023, 16:59| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 23:18

  • Share

ITALI- I burgosuri me origjinë shqiptare Roland Dedja i dënuar për trafik droge në Itali është arratisur nga burgu i Teramos gjatë natës.

“E denjë për filma”, kështu e cilësojnë mediat italiane arratisjen spektakolare të 40-vjeçarit shqiptar. 

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 40-vjeçari është ndihmuar nga jashtë me dron. Sa i përket skenarit të arratisjes, raportohet se i burgosuri ka prerë hekurat e dritares është hedhur në rrugë i lidhur me litar.

“Dyshohet se i burgosuri është arratisur falë ndihmës së një droni nga jashtë, i cili i ka siguruar mjetet e nevojshme për t’u larguar nga burgu i Teramos. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Për momentin janë duke u ekzaminuar regjistrimet e të gjitha kamerave të burgut për të kuptuar dinamikën e saktë të arratisjes së kryer nga i burgosuri shqiptar”, njofton policia.

Kjo nuk është arratisja e parë që 40-vjeçari ka kryer, pasi edhe në vitin 2010 është arratisur nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar. Gjithashtu ai akuzohet dhe për një grabitje, të ndodhur pasi u arratis nga burgu në vitin 2010. Madje ka dyshime të forta se mund të jetë larguar dhe nga territori italian. 

Dedja akuzohet për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Cupa në Brescia, Itali, ndërsa mësohet se ka jetuar më parë në Spanjë, Francë.

Ora 20:17
I dënuar për vrasje, ky është shqiptari që iku me litar nga burgu në Itali, ishte arratisur edhe në 2010 (Emri+Foto)

Roland Dedja është shqiptari i arratisur nga burgu i Teramos në Itali. Ai ka prerë hekurat e dritares dhe është hedhur në rrugë i lidhur me litar. 

Hetimet e para dyshojnë se pajisjet për arratisjen e tij i janë sjellë me dronë nga jashtë burgut. 40-vjeçari ishte i dënuar me shumë vite burg për trafik droge e grabitje. 

Dedja akuzohet edhe për vrasje. Dy të rinjtë, Bledar Shehu dhe Roland Dedja, të dënuar për rrëmbime dhe vrasje dhe janë arratisur edhe në vitin 2010 nga burgu i Pizës në Itali.

1695666044_0c84aaa3801146a28bb1c840ccd32734584x350.jpg

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?