Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 2 automjete në Vorë (VIDEO)

23 Gusht 2022, 18:09| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 18:41

  • Share

Pasditja e sotme është shoqëruar me një trafik të rënduar në autostradën Tiranë-Durrës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë përplasur 2 automjete, por nuk ka të lënduar nga aksidenti. Të pranishëm në vendin e ngjarjes ishin dhe policia me ambulancën.

Ky aksident, sikurse mund të shihet nga pamjet, ka krijuar radhë të gjata automjetesh. Po ashtu, kujtojmë se në këtë periudhë, në fund të muajit gusht ka një fluks të shtuar të automjeteve  për shkak të numrit të lartë të turistëve dhe emigrantëve.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?