Materialet e sekuestruara nga policia italiane

Trafik ilegal barnash mjekësore, korrupsion dhe falsifikim dokumentesh, goditet banda italo-shqiptare në Milano

10 Qershor 2022, 14:24| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 14:27

  • Share

Është finalizuar me sukses një operacion i Karabinierëve në bashkëpunim me policinë shqiptare për të goditur një bandë italo-shqiptare që merreshin me mashtrime, trafik të paligjshëm barnash mjekësorë, disa prej të cilave të konsideruara dhe lëndë narkotike si dhe korrupsion.

Ata do të akuzohen për mashtrim, favorizim emigracioni klandestin, trafik ilegal barnash mjekësore, korrupsion si dhe për falsifikim dokumentesh.

Në të njëjtën kohë, po zbatohet një dekret për sekuestrimin parandalues me qëllim konfiskimin. Eurojust ka ngritur një Ekip të Përbashkët Hetimor (Sic), si në territorin italian, në provincat e Milanos, Kremones dhe Monzas, Brianzas dhe në Shqipëri.

Vitet e fundit është rritur bashkëpunimi mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane për kapjen e bandave italo-shqiptare që operojnë në Itali kryesisht në zonën e Milanos.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?