Trafik i rënduar në rrugën që lidh Shëngjinin me aksin Lezhë-Milot, krijohet radhë kilometrike mjetesh

5 Qershor 2022, 20:44| Përditesimi: 5 Qershor 2022, 20:49

  • Share

LEZHË- Largimi i menjëhershëm i pushuesve dhe pjesëmarrësve nga festivali ndërkombëtar i muzikës elektronike 'Unum' ka sjellë trafik të rënduar në Shëngjin.

Fluksi i lartë u automjeteve është shoqëruar me kaos në lëvizje në rrugën që lidh Shëngjinin me superstradën Lezhë-Milot.

Trafiku ka nisur që prej orës 17:00, duke krijuar radhë kilometrike automjetesh. Policia rrugore është vendosur në disa pika për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e lëvizjes.

Rruga e ngushtë me vetëm dy korsi dhe mungesa e një rrethrrotullimi janë shkaku kryesor i trafikut të rënduar që krijohet në zonën e Shëngjinit sa herë ka fluks lëvizjeje të mjeteve.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?