Foto ilustruese

Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, apeli i policisë: Përdorni rrugët alternative, ka fluks të madh automjetesh

19 Qershor 2022, 16:20| Përditesimi: 19 Qershor 2022, 16:22

  • Share

Ashtu si çdo fundjavë, autostrada Durrës-Tiranë po kthehet në problematikë për shkak të fluksit të madh të pushuesve që zgjedhin të kalojnë ditët e pushimit në bregdet duke qenë se temperaturat janë tepër të larta.

Edhe ditën e sotme, Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka fluks të madh të automjeteve që kthehen për kryeqytet dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:

*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);

*Elbasan-Tiranë.

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.

“Kthehu në shtëpi i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor”, thuhet në apelin e policisë.

Komento

Komente

  • Drini: 19/06/2022 17:22

    Humor policash

    Përgjigju
    • Polic hesapi: 19/06/2022 22:52

      Polici me shume gjasa eshte gati te vere ca gjiba se vec bllokun e gjobave dine me plotesu dhe vec ate kan prioritet. Autostrada Tr-Dr ka ngelur infrastruktura si para 30 viteve ndersa rruga eshte bere edhe me keq nga vora der ne plepa eshte mizerje e tere rruga, nje krah eshte i pakalueshem. Po anej nga fushe kruja ka kalu kush se anej te duket vetja si kermill ne trafik

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?