Foto ilustruese

Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë, lëshohen 19 urdhër-arreste! Hetimet e SPAK, Antimafias italiane dhe Eurojust çmontojnë grupin kriminal

20 Dhjetor 2023, 10:24| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 14:05

  • Share

ITALI- Një organizatë e fuqishme që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, është goditur si pasojë e hetimeve të bashkërenduara mes SPAK, Eurojust dhe Antimafias italiane që nisën në vitin 2017.

Në kuadër të operacionit 'Kulmi', pas vendimit të miratuar nga Gjykata e Lartë, ditën e sotme janë lëshuar 19 urdhër-arreste të tjera, ndërkohë që disa prej të arrestuarve në Itali në vitin 2020 janë dënuar përfundimisht deri në 11 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Grupi i përbërë nga trafikantë shqiptarë dhe italianë vepronte në zonën e Barit, por kishte degë edhe në Pulia dhe Bazilikatë.

Mediat italiane shkruajnë se më herët, në një operacion të bërë ndaj kësaj organizate kriminale, u arrestuan 27 persona dhe u sekuestrua lënda narkotike prej 3.3 ton drogë e llojit marihuanë, kokainë dhe heroinë.

Operacioni 'Kulmi' më 30 qershor 2020, i zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve italiane dhe shqiptare, bëri të mundur sekuestrimin e 40 mln eurove droge, 4 milion euro asete si prona, automjete, para 'cash' si dhe arrestimin e 37 personave.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?