Droga e sekuestruar

Trafik droge nga Afrika drejt Spanjës, shkatërrohet organizata kriminale, mes të arrestuarve edhe një shqiptar! Sekuestrohet 1.6 ton hashash

27 Janar 2022, 09:44| Përditesimi: 27 Janar 2022, 09:52

  • Share

Një shqiptar dhe 5 shtetas spanjollë janë arrestuar nga policia si autorë të dyshuar të një organizate kriminale dhe pjesë e trafikut të drogës nga Afrika e Veriut në ishujt Kanaire, ndërsa janë sekuestruar 1.6 ton hashash. Operacioni i koduar 'Aristario' nisi në gusht, me zbulimin e një rruge të re të hyrjes së hashashit në Spanjë.

Ngarkesa me më shumë se një ton e gjysmë hashash u kap nga Garda Civile, pasi trafikantët po e largonin nga Fuerteventura, ishulli i dytë më i madh i ishujve Kanaire në Spanjë, e fshehur në fundin e dyfishtë të cisternës së nje gjysmërimorkioje.

Agjentët e drogës mbajtën nën mbikqyrje të gjitha lëvizjet e trafikantëve dhe gjatë kontrollit të cisternës zbuluan 1.6 ton hashash, e cila vinte nga Afrika e Veriut. Sipas hetimeve organizata kriminale drejtohej nga dy biznesmenë, të sektorit të transportit,në qytetin Alicante të cilët bashkëpunonin me dy trafikantë droge.

Me arrestimin e gjashtë anëtarëve të saj, pesë prej tyre spanjollë dhe një shqiptar, si autorë të dyshuar të krimeve kundër shëndetit publik, trafikut të drogës dhe anëtarësimit të një organizate kriminale, Garda Civile e konsideron këtë organizatë kriminale të çmontuar.

Operacioni 'Aristarco' ka bërë të mundur demaskimin e një rruge të re të futjes së drogës në territorin spanjoll, duke përdorur një pikë strategjike, për shkak të afërsisë me bregdetin maroken, siç është arkipelagu Kanarie.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?