Automjeti ku u gjet sasia e kanabisit

Trafik droge në kufirin Shqipëri-Greqi, arrestohet shqiptari, në kërkim 2 të tjerë! Sekuestrohen 67 kg kanabis

22 Qershor 2023, 19:59| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 20:07

  • Share

Policia greke ka sekuestruar 67 kilogramë kanabis në aksin rrugor që lidh Igumenicën me Artën në zonën e Epirit në Greqinë Veriore.

Në pranga ka rënë një shqiptar nga Saranda me pasaportë greke. Ndërsa në kërkim janë 2 persona të tjerë.

Policia ka deklaruar se ishte në dijeni për trafikimin e kësaj ngarkese të lëndëve narkotike ndaj edhe ishte duke monitoruar automjetin e nisur nga kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë.

I arrestuari u dërgua në Gjykatën e Artës e cila i caktoi arrest me burg në paraburgim deri në përfundimin e hetimeve. Ndërsa u sekuestrua automjeti i tij, një sasi eurosh dhe dy celularët që kishte me vete në momentin e arrestimit.

Lënda narkotike e sekuestruar

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 23/06/2023 07:56

    Pse e arestoni,ai kish kanabis mjeksor?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?