Trafik droge drejt Greqisë, policia arreston 3 persona me 40 kilogramë kanabis! Operacioni ‘Restart’ në Korçë, shkon në 19 numri i të arrestuarve dhe në 485 kg droga e kapur

21 Prill 2022, 11:30| Përditesimi: 21 Prill 2022, 11:39

  • Share

KORÇË- Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Korçës, në kuadër të operacionit të koduar “Restart”, i cili ka nisur pesë muaj më parë, pasi u kapën duke transportuar 40 kilogramë kanabis.

Policia pas informacioneve të siguruara se tre të arrestuarit Andrea (Drini) Myrtollari, Asqeri Bebri dhe Astrit Sinani  “në bashkëpunim mes tyre, do të transportonin një sasi droge, bënë lokalizimin e mjetit tip “Volksëagen”, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi 22 pako kanabis, që peshonin 40 kg. Në këtë mënyrë është finalizuar faza e 7-të e këtij operacioni.

Numri i të arrestuarëve ka shkuar 19 që nga fillimi i operacionit, ndërsa janë sekuestruar 485.5 kilogramë kanabis. Operacioni ka për qëllim goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer ne bashkëpunim.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?