Pamje nga operacioni i policisë

Trafik droge dhe pastrim parash në Ibiza, goditet grupi kriminal në Spanjë! Dhjetëra të arrestuar mes tyre edhe shqiptarë (FOTO)

14 Shtator 2022, 10:52| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 11:00

  • Share

Një operacion masiv kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave në Ibiza, Spanjë,  ka çuar në pranga dhjetëra persona mes tyre edhe shqiptarë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar dhjetëra mijëra euro, sasi të ndryshme lëndësh narkotike, makina luksoze si dhe sende të tjera me vlerë.

Një shqiptarë u arrestua në flagrancë brenda në shtëpi bashkë me partneren e tij, ku iu gjetën 50 mijë euro, dy ora luksoze dhe një makinë tip Mercedes me vlerë mbi 300 mijë euro.

Orët e para të operacionit përfshinin demontimin e disa pikave të shitjes të lëndëve narkotike. Sipas të dhënave, pjesa më e madhe e të arrestuarve janë nga Evropa Lindore, me origjinë nga Shqipëria. Të arrestuarit janë transferuar në zyrat e Kompanisë së Gardës Civile.

Aksionet dhe kontrollet në banesa dhe ambiente tregtare kanë zgjatur deri në orët e vona të pasdites.

Operacioni i zhvilluar dje i bashkohet dy operacioneve të tjera të kryera në javët e fundit në Spanjë, ku në fokus është goditja e grupeve kriminale të specializuara në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?