Tradita vazhdon në Shkodër, Rita Shkurtaj: E trashëgoj xhubletën nga nëna! Duhet ruajtur si kompleks vlerash

30 Nëntor 2022, 17:33| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 17:46

  • Share

Artizanja Rita Shkurtaj nga Malësia e Madhe ka ruajtur prej vitesh xhubletën e trashëguar nga nëna e saj. E tregon me krenari dhe shprehet se tashmë nuk është më vetëm pasuri e grave të veriut por e gjithë kombit.

“Lidhja e parë është lidhja genetike sepse trashëgoj xhubletën e nënës sime me të cilën ajo është martuar”, tha Shkurtaj.

Për Report Tv, Rita Shkurtaj flet për lidhjen e veçantë që ka me xhubletën dhe punën që ka bërë për të përçuar vlerat e saj në rolin e kryetares së shoqatës “Xhubleta e Alpeve”.

“Unë e shoh xhubletën si aset që duhet ruajtur dhe trasheguar si kompleks vlerash. E shoh dhe tek të tjerët se ka një tendencë në rritje për ta bërë xhubletën pjesë të pajës së vajzave”, tha Shkurtaj.

Veshja tradicionale e grave të veriut, ruajtur ndër breza aktualisht riciklohet, pakkush e punon xhubletën në punishte artizanale.

“Kryesisht sot riciklohet, xhubletat e vjetra riparohen dhe unë këtë e quaj si fazë e parë pas asaj fazës tjetër, por jo se nuk punohet fare sepse ato që e punojnë sot me dorë nuk janë personazhe publike. Por jam e bindur që do rikthehet si teknikë e punimit dhe dijebërjes nga fillimi deri në fund. E vetmja gjë që sot mungon, personalisht në fondin e shoqatës më mungojnë  vojonicat është një teknikë që bëhet me mullirin e ujit”, tha Shkurtaj. 

Ndërsa ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një lidhje direkte nga Maroku për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ se vendi ynë ka marrë një fond të dedikuar nga UNESCO për të ruajtur procesin e dije bërjes së xhubletës.

“Ka qenë një nga momentet kritik ky për Xhubletën, por ajo çfarë kemi çuar në UNESCO është ruajtja e dije bërjes. Është një fond që do të shërbejë për fillimin e punës, uroj të kemi donator të shumtë që të bëhen bashkë në gjithë botën. Nuk janë këto dukuri që mbahen vetëm nga institucionet shtetërore”. Fakti i rrënjëve të thella ishte një nga elementet vendimtare.’- u shpreh Ministrja.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?