Tri krijime te Bela Maçit, te cilat mund t'i gjeni dhe ne profilin e saj ne Instagram

Drejt Punës

Tradita si frymëzim/ Eleganca thellësisht magjike e stilit të veshjeve të Bela Maçit

5 Tetor 2021, 16:27| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 16:42

  • Share

Do të vinte një ditë që të rinjtë më të mirë shqiptarë të kuptonin e të frymëzoheshin nga veshjet magjike tradicionale shqiptare: xhubleta, fustanella, xhamadani, xhingla minglat që kemi parë përherë në kostumet tona shumëngjyrëshe, sot janë burim frymëzimi për krijues bashkëkohorë si Bela Maçi.

Pas shumë përpjekjeve jo gjithmonë të suksesshsme, me ardhjen e Belës, por edhe të disa artistëve të tjerë, frymëzimi nga veshjet tona popullore po jep rezultate të shkëlqyera, pse jo, në të ardhmen konkurruese dinjitoze në tregun global të modës botërore. Çdo gjë e ka në fillim dhe gjerdanët, vëthët, veshjet e Belës të surprizojnë me freskinë, origjinalitetin dhe elegancën e tyre. Bela ka arritur të filtrojë e të marrë më të mirën, të trasformojë traditën në modernen duke bërë të qëndrojnë bashkë shumë mirë.

Të lënë pa fjalë veshjet e saj femërore të frymëzuara nga kostumet burrërore shqiptare, pa humbur aspak feminilitetin, elegancën dhe komoditetin e tyre.

Po si i prezanton Bela vetë?

"Kam lindur dhe jam rritur në një familje artistësh, - shkruan ajo në faqen e saj në Instagram @bela_maci - e si rrjedhim stili për mua ka ardhur si një traditë e trashëguar prej tyre. Ushqimi i përditshëm për mua ka qenë e bukura, e mishëruar në tablotë e periudhës realiste. Detajet e forma e kostumeve tona popullore kanë qenë pjesa që më tërhiqte më shumë. Elementët e xhubletës në ngjyra dhe në formë, të tirqeve, xhamadani, palat e këmishave, çorapet, jelekët, më kanë përcjellë gjithmonë shijen e mirë dhe dëshirën për të ruajtur dhe krijuar veshje që shumë bukur mund të përdoren sot e kësaj dite. Mendoj se të bësh "art", më parë duhet të njohësh traditën".

Dhe Bela Maçi me të gjithë krijimet e saj ia ka dalë shumë mirë. Frymëzim dhe për më të rinjtë!

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/10/2021 23:34

    Me shqiptare se kaq nuk gjen.Me pelqen dhe stili gotik dhene fustanelles, e prish vetem ai festi i kuq turk,duket si versioni femer i bimbashit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?