Ilir Shaqiri

Tradhtoi bashkëshorten por ajo e fali, rrëfehet Ilir Shaqiri: Kisha një takim të frikshëm, mendova se e humba

7 Shkurt 2022, 16:31| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 16:36

  • Share

Balerini Ilir Shaqiri, ka folur me banoren tjetër të shtëpisë së ‘Big Brother Vip’, Monikën, në lidhje me tradhtinë ndaj bashkëshortes së tij.

“Vëllai i Madh” u ka dhënë një mundësi që secili banor të shkruajë një letër për më të dashurin e tyre apo ndonjë familjari, Iliri ka shprehur se këtë letër e meriton bashkëshortja.

Sipas tij momenti më i frikshëm është kur ka menduar se e ka humbur atë.

“Disa mendime që kam pasur, disa dyshime, disa shpresa. Sepse unë sot e kësaj dite kam realisht imazhin e saj këtu kur e kam takuar me 15 tetor. Ka qenë i frikshëm për mua. I frikshëm! Nuk dija edhe çfarë të thoja. Mendova se e humba menjëherë“, u shpreh Iliri

Balerini është shprehur edhe më përpara, në fillim të edicionit të “Big Brother VIP”, në lidhje me tradhtinë ndaj bashkëshortes dhe që ajo e kishte falur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?