Romelu Lukaku

'Tradhtia' si çështje personale, tifozët e Interit e presin Lukakun me 30 mijë bilbila

27 Tetor 2023, 10:23
  • Share

Të dielën e 29 tetorit Interi dhe Roma luajnë në "San Siro" për javën e dhjetë në Serie A. Dueli vendos përballë disa ish-a, me Lukakun që rikthehet në Milano pas një "telenovele" vere dhe akuzave për tradhti kundër Interit.

Në orën 18:00 mikpritja për Lukakun do jetë ndryshe, me sulmuesin që tanimë është pjesë e Romës. Ultrasit zikaltër janë përgatitur dhe do kenë në stadium 30 mijë bilbila, teksa do fërshëllejnë në çdo moment që Lukaku do ketë topin në këmbë.

Me idenë e një "zëri të dridhur dhe të fortë që simbolizon një dashuri të tradhtuar", zikaltërit kërkojnë të bezdisin sa të munden ish-sulmuesin që për dy sezone ka qenë pjesë e tyre.

Asgjë personale me Romën, të gjitha brohorimat do jenë privatisht për Lukakun që shpreson nga autoritetet të ndalin futjen e bilbilave në stadium.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?