Ish-kapiteni i Romës Totti

Totti konfirmon: Do jem në Tiranë për finalen, thelbësore është të fitojmë

10 Maj 2022, 15:16| Përditesimi: 10 Maj 2022, 15:18

  • Share

Legjenda e Romës Francesco Totti ka konfirmuar se do jetë në Tiranë me 25 maj për të ndjekur finalen e Conference League kundër Feyenoord. Në një intervistë për mediat italiane Totti thotë se Roma ka shumë kohë që nuk shkon në një finale dhe kurrsesi nuk do ta humbasë mundësin për të qenë në kryeqytetin shqiptar.

Finalja e Ligës së Konferencës? “Ne nuk kemi arritur në një finale europiane prej një kohe të gjatë. Është thelbësore të ngremë një trofe, do të shkojmë në Tiranë të etur dhe luftëtarë deri në fund. Do të shkoj edhe unë në Tiranë”.

Në fund ish-kapiteni tha se skuadra këtë vit është dëmtuar shumë nga arbitrat ashtu siç ndodhi edhe në humbjen 2-0 kundër Fiorentinës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Makiwa71: 11/05/2022 17:56

    Po mor Francesco ,a me arbitra, lojë të keqe,s'ka rëndësi. ( Daje' France'). Forza Lazio.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?