Antonio Conte

Tottenham në krizë, futbollistët kërkojnë shkarkimin e Conte-s

20 Mars 2023, 21:59| Përditesimi: 20 Mars 2023, 22:00

  • Share

Southampton barazoi 3-3 me Tottenhamin për javën e 28-të në Premier League. Spursat ishin në avantazhin 1-3, duke mos mbajtur dot epërsinë e dy golave. Forma jo e mirë në këtë duel dhe kritikat që trajneri Antonio Conte ka bërë kundër lojtarëve, i ka zemëruar këta të fundit.

Nga Anglia bëjnë me dije se lojtarët i kanë dalë kundër trajnerit dhe shpresojnë në një shkarkim të tij. Klima e tensionuar në dhomat e zhveshjes duket se ka reflektuar edhe në formën e ekipit, me Spursat që rrezikojnë zonën Champions.

Që nga mbërritja te Tottenham në nëntor 2021, trajneri italian Antonio Conte nuk ka mundur të bindë. Kritikat e tij të vazhdueshme ndaj klubit dhe lojtarëve të tij janë kthyer kundër tij dhe ai pritet të largohet nga posti i tij në fund të këtij sezoni. Kontrata e tij skadon këtë verë, por nuk ka gjasa që t'i ofrohet një marrëveshje e re nga klubi.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?