Tortelini në krem djathi me qepë krokante nga zonja Albana

14 Dhjetor 2022, 10:20| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 10:21

  • Share

Tortelini në krem djathi me qepë krokante

Përbërësit:

  • 1 pako tortelini
  • 150 gr pana
  • 120 gr djathë parmixhano
  • Qepë
  • Spec pluhur
  • Rigon / borzilok
  • Kripë

Përgatitja:

Fillimisht presim një qepë në rrathë të hollë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 70 gradë dhe e lemë derisa qepa të përthithë të gjitha lëngjet, të thahet dhe të bëhet krokante.

Ndërkohë vendosim në ujë të vluar tortelinit për 3 minuta. Paralelisht vendosim në një tigan dhe panën e kuzhinës. Sapo pana të ngrohet dhe të fillojë të pluskojë shtojmë djathin e grirë parmixhano. E trazojmë duke rregulluar shijen me pak kripë dhe piper. Bëjmë servirjen e pjatës të ngrohtë duke vendosur fillimisht bazën e kremit të parmixhanos, më pas tortelinit dhe qepët krokante. E spërkasim në fund me spec të kuq pluhur dhe rigon të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?