Tortelini me krem pana, proshutë e tymosur dhe kërpudha nga zonja Albana

22 Shkurt 2023, 12:05| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 12:09

  • Share

Tortelini me krem pana, proshutë e tymosur dhe kërpudha

Përbërësit:

  • 400 gr tortelini
  • 300 gr kërpudha
  • 120 gr proshutë e tymosur
  • 1 qepujkë
  • 120 gr pana e freskët
  • Djathë parmixhano
  • Arrë moskat
  • Kripë
  • Gjalpë

Përgatitja:

Presim qepujkën ose një qepë të vogël dhe e lemë të skuqet në një tigan me gjalpë derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të thahet pak. Ndërkohë pastrojmë kërpudhat dhe i presim në feta të holla. Kur qepa të jetë skuqur mirë, shtojmë kërpudhat dhe i skuqim në zjarr të fortë për 4-5 minuta. Më pas shtojmë proshutën e tymosur, panën dhe pak arrë maskat. E lemë të lidhet për 5-6 minuta dhe të bëhet një masë kremoze.

Ndërkohë ziejmë tortelinit në ujë të bollshëm me kripë për 2 minuta. I kullojmë dhe i vendosim në tiganin ku përgatitëm salcën. Bëjmë një përzierje të mirë dhe në fund shtojmë djathë parmixhano dhe majdanoz të grirë sipas shijes.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?