Tortelini me pesto genovese dhe domate të pjekura
Përbërësit:
- 1 pako tortelini
- 1 kavanoz pesto genovese
- 500 gr domate të pjekura
- 1 thelpi hudhër
- Borzilok për shije
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim ujë me pak kripë dhe sapo të marrë valë shtojmë tortelinit dhe i lëmë 5 minuta të ziejnë. Ndërkohë në një tigan ngrohim pak vaj ulliri, vendosim një thelpi hudhër dhe domatet qershi të prera në gjysëm. Sapo të fillojë rrudhosja e lëkurës së domateve shtojmë peston gjenoveze. E lemë salcën të lidhet për pak minuta, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i servirim tortelinit së bashku me salcën e përgatitur.