Tortë mimoza nga zonja Albana

7 Mars, 11:46| Përditesimi: 7 Mars, 11:48

  • Share

Tortë mimoza

Përbërësit:

  • 130 gr miell
  • 110 gr niseshte
  • 240 gr sheqer
  • 1 bustinë vanilje
  • 8 vezë
  • Pak kripë
  • Lëkurë limoni

Kremi i pastiçerisë:

  • 170 gr sheqer
  • 5 të verdha vezësh
  • 500 ml qumësht
  • 50 gr niseshte misri
  • 1 bustinë vanilje
  • 120 ml pana

Sherbeti:

  • 140 ml ujë
  • 80 gr sheqer

Përgatitja:

Në një ene rrahim vezët për rreth 20 minuta. Më pas shtojmë sheqerin dhe kripën dhe e rrahim derisa të rritet volumi i vezëve. Sitim miellin dhe niseshten dhe e shtojmë tek ena ku kemi rrahur vezët me sheqerin. E trazojmë lehtë me telin e kuzhinës në mënyrë që të mos ulet vëllimi. Në fund fare shtojmë lëkurën e grirë të nje limoni. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e spërkasim me pak miell dhe më pas shtojmë masën e brumit. E vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta. Ndërkohë përgatisim kremin. Rrahim të verdhat e vezëve bashkë me sheqerin derisa sheqeri të tretet. Në një enë të vogël me qumësht tresim niseshten dhe vaniljen dhe e shtojmë tek vezët. Vendosim qumështin të ngrohet në zjarr të ulur dhe sapo qumështi të vaket pak shtojmë vezët dhe e trazojmë derisa kremi të lidhet. E lemë kremin të ftohet plotësisht. Rrahim panën në marengë të fortë dhe pasi kremi të jete ftohur shtojmë ½ e marengës. Pandispanjën pasi të jete pjekur e lemë të ftohet dhe më pas e presim horizontalisht. Sherbetin pasi e kemi vluar për 5 minuta e hedhim mbi bazën e pandispanjës. Pjesën tjetër të prerë e presim në kubikë të vegjël ose e thërrmojmë me duar për të krijuar idenë e mimozave. Mbi bazën e padispanjës vendosim kremin e pasticerisë, e nivelojmë mirë dhe më pas vendosim pjesën e marengës. Sipër e dekorojmë me pandispanjën e thërrmuar.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?