Tortë e kripur me karrota dhe patate nga zonja Albana

23 Janar, 11:47| Përditesimi: 23 Janar, 11:50

  • Share

Tortë e kripur me karrota dhe patate

Përbërësit:

  • 1 petë sfoliat
  • 3-4 patate mesatare
  • 2-3 karrota
  • 1 qepë
  • 100 gr djathë parmixhano
  • 100 gr rikota / gjizë pa kripë
  • 1 kokërr vezë
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Qërojmë patatet dhe karrotat dhe i presim në kubikë të vegjël. I ziejmë në ujë me kripë për 5-6 minuta dhe më pas i kullojmë. Presim imët qepën dhe e skuqim lehtësisht në një tigan me vaj ulliri. E vendosim qepën e kaurdisur në një tas të madh ku shtojmë djathin parmixhan dhe rikotën. Në fund, shtojmë patatet, karrotat dhe vezën. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e vendosim këtë masë mbi petën sfoliat të shtruar në tavë. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C për 35-40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?