Tortë cheesecake për Shën Valentin nga zonja Albana

14 Shkurt 2023, 11:46| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 11:47

  • Share

Tortë cheesecake për Shën Valentin

Përbërësit:

  • 220 gr biskota të thata
  • 80 gr gjalpë
  • 1 majë luge kripë
  • 250 gr krem djathi
  • 250 gr kos me luleshtrydhe
  • 120 gr sheqer
  • 300 ml pana ​e freskët
  • 20 gr xhelatinë
  • Reçel për shije dhe dekor 

Përgatitja:

Fillimisht thërrmojmë biskotat. Shkrijmë gjalpin dhe e përziejmë me biskotat me pak kripë. Masën e biskotave dhe gjalpit e vendosim në një tavë me formë me letër furre dhe e lemë të pushojë për 1 orë në frigorifer. Ndërkohë në një enë hedhim kremin e djathit, shtojmë sheqerin dhe kosin e frutave, punojmë gjithçka për të marrë një masë homogjene. Paralelisht në një tenxhere ngrohim gjysmën e panës, shkrijmë brenda xhelatinën e zbutur më parë në ujë dhe e lëmë të ftohet.    

Panën e mbetur e shtojmë tek kremi i djathit i punuar me sheqerin dhe kosin. Shtojmë më pas xhelatinën e ftohur, e trazojmë mirë të gjithë masën të cilën e shtrojmë në tavë mbi bazën e biskotës. E nivelojmë mirë dhe e vendosim sërish në frigorifer. Në fund e dekorojmë tortën me reçel (të cilin e vendosim në një qese pastiçerie) dhe me fruta të kuqe sipas dëshirës. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?