Torta Pasqualina / Byrek i Pashkëve me spinaq, gjizë dhe vezë nga zonja Albana

29 Mars, 11:51| Përditesimi: 29 Mars, 11:54

  • Share

Torta Pasqualina / Byrek sfoljat me spinaq, gjizë dhe vezë

Përbërësit:

  • 2 petë sfoljat
  • 500 gr spinaq
  • 350 gr gjizë
  • 1 thelpi hudhër
  • 50 gr djathë parmixhano
  • 6 kokrra vezë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper 

Përgatitja:

Ziejmë spinaqin në avull dhe më pas e kaurdisim me një thelpi hudhër dhe pak vaj. Pasi të jetë gatuar, e vendosim në dërrasën e punës dhe e presim. E vendosim spinaqin në një tas të madh ku shtojmë gjizën, një vezë, kripën, piperin dhe djathin  parmixhano dhe i përziejmë mirë. Në një tavë rrethore me unazë (që përdorim kryesisht për kek) vendosim nje petë sfoljat. Shpojmë pjesën e poshtme me ndihmën e një piruni dhe derdhim përzierjen e spinaqit me gjizë. E nivelojmë mirë dhe krijojmë 5 gropëza me ndihmën e një luge. Më pas thyejmë 5 vezët në to duke pasur kujdes që të mos hapet e verdha. Vendosim petën tjetër të brumit dhe mbulojmë mbushjen. E shpojmë përsëri petën, mbyllim skajet duke bashkuar bukur anësoret e dy petëve sfoljat. E vendosim të piqet në 200° për 15 minutat e para dhe më pas në 180° për 20-25 minuta të tjera.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doktori: 30/03/2024 10:07

    Në pashkët katolike zakoni ka qenë të gatuhet perpeq e jo byrek.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?