Tornitori lë jetën në Amerikë për Bilishtin: Kam zanat nikoqiri, ja sa fitoj

6 Shtator 2023, 20:53| Përditesimi: 7 Shtator 2023, 07:16

  • Share

Ismail Fifo pasi jetoi rreth 15 vite në SHBA ku punoi si elektricist, hidraulik e madje edhe DJ, vendosi të lërë gjithçka pas për t’iu rikthyer zanatit të parë për të cilin ishte shkolluar, tornitorit. Kjo nuk është një punë e rëndomtë për të, por një punë prej nikoqiri siç e përshkruan Ismaili.

Në ambientin e pastër dhe të rregullt të punës, e rrallë kjo për një tornitor, Ismaili tregon se fitimet nuk janë të shumta por të sigurta për të bërë një jetë të thjeshtë e të qetë.

'Varion rreth 40-50 mijë lekë në ditë. Po të duash të punosh, arrin", shprehet ai.

Të rinjtë për Ismailin janë si buburreci i patates që vetëm e hanë dhe i bëjnë dëm. Kërkojnë të pasurohen shpejt pa punuar asnjë ditë. 

Ismail Fifo zbulon një ditë nga jeta e tij në qytetin më juglindor të Shqipërisë, Bilisht. Nga jeta familjare, në ambientin e punës me klientët e përhershëm e deri në pasditet me shoqërinë e vjetër.

Për më shumë shikoni emisionin e plotë

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mond: 07/09/2023 23:20

    Ironi mund të bëni sa të doni. America eshte një vend si gjithë të tjerët. Poooor, duhet gjuha, duhet profesioni, dhe më e rëndesishmja duhet dëshira dhe pasioni për punë. Por ai që i ka këto të dhëna kudo të jetojë ja del,ndryshe do lajë pjata sa ti bien thonjtë dhe sa të mos shpjerë dot dorën te luga për të ngrëne. Dhe ju që bëni ironi.... Ai që di e bën jetën kudo.

    Përgjigju
  • Të hash me lugë floriri: 07/09/2023 10:11

    Amerika është keq, shikoni si vijnë turistat këtu se në USA është keq fare sidomos gjatë verës s'ka punë fare dhe të paguajnë më pak se këtu.

    Përgjigju
  • Shaban: 07/09/2023 08:44

    Ne monizem kur shkonim ushtare dhe na pyesnin se çfar dinimte benim ne ishim mjeshtra te pergjithshem,nuk lenim profesion pa bere,njelloj si ky tornitori qe ne Amerike (meqenese eshte nje vend i prapambetur ku mungojne profesionistat) paska bere 7 profesione dhe ne fund qenka kthyer ne Shqiperi per te bere tornitorin sepse ne Amerike nuk ka tornitore,biles,as torno. Vend i prapambetur.

    Përgjigju
    • Shqipëria fanar ndriçues: 07/09/2023 10:07

      Pagat më mirë se në Amerikë, mirëqenia po e po, do na mbytin emigrantët e Bangladeshit po u hap lajmi.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?