Pasojat e tornados

Tornadot shkatërruan qytete të tëra në Kentaki, numri i viktimave mund të shkojë në 100! Biden shpall gjendjen e fatkeqësisë

13 Dhjetor 2021, 08:22| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 08:23

  • Share

Numri i të vdekurve nga tornadot e fuqishëm që shkatërruan qytete në Kentaki ka të ngjarë të kalojë 100, pasi shpresa për të gjetur të mbijetuar zbehet.

Guvernatori Andy Beshear tha se kjo ishte ngjarja më shkatërruese në historinë e shtetit, me të paktën 80 vdekje të konfirmuara.

"Asgjë që qëndronte në vijën e drejtpërdrejtë të tornados nuk është në këmbë," tha ai.

Katërmbëdhjetë vdekje janë raportuar në katër shtete të tjera.

Presidenti Joe Biden ka shpallur gjendjen e fatkeqësi së madhe federale në Kentaki dhe ka urdhëruar që ndihma federale të vihet në dispozicion për zonat më të goditura.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?