Qyteti i Sulfurit, Oklahoma

Tornadot godasin SHBA, 5 viktima, mijëra familje pa energji

29 Prill, 10:42| Përditesimi: 29 Prill, 10:47

  • Share

 Të paktën 5 persona, duke përfshirë një foshnjë, humbën jetën tragjikisht pasi një seri tornadosh goditën perëndimin e mesëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 Dhjetëra persona të tjerë mbetën të plagosur ndërsa breshëri, erërat e forta dhe përmbytjet shkatërruan Oklahomën.

 Shërbimi Kombëtar i Motit tha se sipas të dhënave disa nga tornadot shpërthyen me mbi 218 km në orë. Rreth 25 mijë familje në Oklahoma dhe pothuajse 30 mijë të tjerë në Texas raportohet se kanë mbetur pa energji elektrike.

 Oklahoma ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?