Tornado vdekjeprurës godasin SHBA-në

Tornado vdekjeprurës godasin SHBA-në, raportohen viktima dhe dëme kolosale

20 Prill 2023, 16:12| Përditesimi: 20 Prill 2023, 16:17

  • Share

Disa tornado të njëpasnjëshme kanë goditur disa zona në Oklahoma të SHBA-së, deri më tani raportohen 2 viktima dhe dëme të pafundme materiale.

Stuhitë e tmerrshme të raportuara 24 orët e fundit duke filluar nga 19 prilli në orën 8 të mëngjesit, kanë lënë pas njerëz të plagosur dhe banesa të rrënuara.

Tornado më e fortë e raportuar deri më tani është regjistruar në Cole dhe kishte zgjatur për gati gjysmë ore.Shërbimet informative të motit thanë se moti vazhdon të jetëi rrezikshëm dhe i paqëndrueshëm.

Tornadot e forta gjetën të papërgatitur qytetarët të cilët nga paniku po qendrojnë në shkolla, spitale dhe ndërtesa të mëdha të sigurta.

Shkencëtarët nuk janë ende në gjendje të përcaktojnë nëse ka një lidhje midis ndryshimit të klimës dhe shpeshtësisë ose fuqisë së tornadove. Por ata thonë se tornadot duket se po ndodhin në grupime më të mëdha vitet e fundit dhe se rajoni i Shteteve të Bashkuara ku ndodhin shumica e tornadove, një zonë e Rrafshinave të Mëdha të njohura si Tornado Alley, duket se po zhvendoset drejt lindjes.

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?