Dëme të shkaktuara nga tornado

Tornado godet jugun e SHBA-ve, vdesin 7 persona! Shkatërrohen dhjetëra ndërtesa

13 Janar 2023, 22:29| Përditesimi: 13 Janar 2023, 22:35

  • Share

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga tornado që goditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrëmjen e djeshme, shkruan CNN. Mes viktimave raportohet të jenë edhe dy fëmijë. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit kanë vijuar kontrollet të nisura prej mbrëmjes së djeshme për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e dhjetëra ndërtesave të shkatërruara.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha të enjten vonë se dëmet nga tornado u raportuan në të paktën 14 qarqe në Alabama dhe pesë qarqe në Georgia, dhe dhjetëra mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike.

Në Selma, një qytet i rëndësishëm për historinë e lëvizjes për të drejtat civile, këshilli i qytetit u mblodh duke përdorur dritat e celularit për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Në Jackson, Georgia, një pasagjer u tha se vdiq kur një pemë ra mbi automjetin e tij, dhe në Griffin, në jug të Atlantës, disa njerëz u bllokuan brenda një kompleksi apartamentesh pasi pemët ranë mbi të.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?