Topi ende në fushën e PD-së/ Pas 3 orëve konsultime me Kryemadhin dhe Idrizin, Basha thërret në zyrë Vasilin

5 Qershor 2020, 11:43| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 18:30

  • Share

TIRANE-Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi zhvilluan një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Takimi ka zgjatur për rreth tre orë  dhe tema e diskutimit ka qenë e njëjtë, reforma zgjedhore. Prej dy ditësh drafti i hartuar me 11 pikë ndodhet në tryezën e Lulzim Bashës në pritje të firmës së tij. Takimet kanë qenë edhe dje intensive.

Lulzim Basha është konsultuar me ekspertët e PD-së për reformën zgjedhore dhe aleatët për vendimin që do të marrë. Gjithashtu Basha drekoi me ambasadorin gjerman Peter Zingraf, i cili e takoi kryedemokratin pas bisedës me ambasadorët e SHBA-BE-së, Britanisë dhe OSBE-së.

Cështja e vetme që ndan palët është depolitizimi i reformës zgjedhore. Shumica është me rekomandimin e OSBE-së për depolitizim të plotë. Ndërsa opozita kërkon që komisionerët të jenë politikë.

Ora 18:06
Pas Kryemadhit dhe Idrizit, Vasili 'zbarkon' në selinë blu

Pas takimit që ka pasur me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, në selinë blu ka "zbarkuar" Petrit Vasili. Vasili është përfaqësuesi i opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, e cila është temë e këtij takimi të kësaj pasditeje.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 05/06/2020 18:33

    U mblodhen hienat shushunjat...

    Përgjigju
  • Lulush mos ki frike nga humbja: 05/06/2020 16:37

    Pa pyetur Putinin nuk i japim fjalen Yuri Kimit.

    Përgjigju
  • Tironci: 05/06/2020 15:04

    Qenka veshur sewi bagjodhja Mona.

    Përgjigju
  • Niku: 05/06/2020 12:58

    O luli amerika te kerkon te pranosh raportin e odirit,nuk te kerkon prostituta per pune ,lere moniken ....

    Përgjigju
  • Shqiptar: 05/06/2020 12:23

    Akoma me Bashen ju?? Nuk e lejon Babi Saliu te gjorin Luli Basha te firmose marreveshjen per reformen zgjedhore. Shqiptaret e dine shume mire qe Luli Basha eshte thjesht e vetem nje marionete e Babit te tij shpirteror. Sali Berishoviç.

    Përgjigju
  • Nora Bythderrja tutore e Jales: 05/06/2020 11:53

    Se le Monika Bundra... e frustruan dhe dhunuan kete te shkretin Lul qe eshte bere me keq se nje femije autik.. kush mund ta rrahi... mjaft me me shperdorimin dhe dhunen ndaj Lulit..

    Përgjigju
    • Rama: 05/06/2020 14:32

      RAMA Ik boll me

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?