Topi për presidentin e ri: Me kë negociohet? S’ka opozitë! Deputeti Sinaj: Bisedimet për presidentin nisën me Alibeajn

8 Prill 2022, 17:35| Përditesimi: 13 Prill 2022, 11:28

  • Share

Për zgjedhjen e Presidentit të ri nuk ka me kë negociohet. Kështu deklaron Bamir Topi, ish president dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Partisë Demokratike së dikurshme.

Nuk është më republikë parlamentare. Shqipëria ka precipituar në republikë kryeministrore. Të mos bëjmë sikur ka proces. Pala tjetër nuk ekziston.  Me kë do negociohet? Opozita nuk ekziston”, ka thënë ai.

Ish Presidenti ka kritika të forta për të dy figurat më me zë të politikës aktuale.

“Është produkt i vitit 2008, i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Kërkojnë zyrë noteriale dhe jo zyrë presidenti”, tha ai.

Sa për emrin e një Presidenti të ri, deputeti socialist Vullnet Sinaj, konfirmon për Report Tv se negociatat mes mazhorancës dhe kreut të grupit demokrat, Enkelejd Alibeaj tashmë kanë nisur.

Referuar edhe situatës aktuale të politikës në vendin tonë, Ago Nezha  bëri bashkë letërsinë  dhe politikën me botimin e tij më të fundit “Hëna e Verbuar”. Një vëllim poetik i cili i flet politikës dhe zhgënjimet e herë pas hershme që ajo i ka shkaktuar qytetarit si edhe librin “Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria” ku pasqyrohet aktiviteti dhe historiku 30 vjeçar i saj.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Soni: 18/04/2022 17:57

    O bamir o pleh, o shoku i Tom Sefe hajdut e bixhozci nga Lushnja. Ik ha pace se ate e ben mire ti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?