'San Siro' mes shiut

Topi ngec mes shiut në 'San Siro', merret vendimi për fatet e Milan - Verona

23 Shtator 2023, 15:18| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 15:20

  • Share

Ndeshja mes Milanit dhe Veronës e programuar për t'u zhvilluar këtë të shtunë në 15:00 do duhet të fillojë me 25 minuta vonese. Për shkak të rreshjeve të shumta të shiut në Milano, arbitri i sfidës Maresca, së bashku me drejtuesit e dy klubeve dhe federatës kanë vendosur që sfida të vijojë po sot, me 25 minuta vonesë.

Dueli vlen për javën e pestë në Serie A, teksa kuqezinjtë vijnë nga humbja 5-1 në derbin me Interin dhe kërkojnë reagim përballë tifozëve të tyre. Duket se kushtet e motit janë përmirësuar, me topin që ngecte mes shiut në "San Siro". Ky përmirësim i motit dhe rreshjet më të pakta kanë bërë që dueli të luhet po sot, por me disa minuta vonesë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?