Trofeu i 'Topit të Artë'

“Topi i Artë”, UEFA bashkohet me "France Football" për çmimin! Çfarë ndryshon dhe çfarë jo

3 Nëntor 2023, 11:18| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 11:20

  • Share

Duke nisur nga 2024 ‘Topi i Artë’ nga France Football do të bashkohet me UEFA-n, njëjta si disa vite më parë kur ky trofe prestigjoz individual jepej në bashkpunim me FIFA-n.

Mirëpo këtë herë ‘France Football’ ka arritur të ruajë disa të drejta, me më kryesoren se sistemi i votimit nuk do ndryshojë. Do jenë sërish 100 gazetarët sportive të 100 vendeve më të mira të FIFA-s të cilët do votojnë. UEFA ka marrë përsipër të ofrojë ekspertë më të mirë futbolli, të promovojë më shumë aktivitetin si dhe organizimin e tij në pjesën e të ftuarve. Ceremonisë do ti shtohen edhe dy çmime të tjera siç janë ato për trajnerin më të mirë për meshkuj dhe vajza.  

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?