Topalli prezanton kandidatët e partisë Lëvizja për Ndryshim në Elbasan dhe në Shkodër: Misioni është të largojmë tre kryetarët e partive

10 Mars 2021, 11:22| Përditesimi: 10 Mars 2021, 11:55

  • Share

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, ditën e sotme ka vijuar prezantimin e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 prillit. Topalli tha gjatë fjalës se saj se misioni është për të larguar tre kryetarët e partive dhe se këtë ndryshim do të bëjë brezi i ri.

‘Misioni është për të larguar këto tre kryetarët e partive. Shqipërinë do ta ndryshojnë një brez i ri.’- tha Topalli.

Jozefina Topalli kryeson listën e qarkun e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës. Dashamir  Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, kryeson në listën e kandidatëve të qarkut të Vlorës.

Evald Serreqi kryeson në qarkun e Elbasanit, kurse Miranda Haxhia kryeson në listën e qarkut të Beratit. Në listën e Dibrës kryeson Sandra Xheleshi. Adile Gjoka kryeson në listën e kandidatëve në Gjirokastër. Elsa Domi kryeson në qarkun e Kukësit. Aleksandre Petre kryeson në Korçë, ndërsa Najada Halilosmani kryeson në listën e qarkut të Fierit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?