Jozefina Topalli me nënën e saj

Jozefina Topalli në zi, humb nënën: Ngushëllimi më i mirë për ne do të jetë një lutje për shpirtin e saj

17 Shkurt 2021, 09:54| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 10:10

  • Share

TIRANË- Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ka ndarë me miqtë e saj lajmin e trishtë se nëna e saj është ndarë nga jeta.

Nisur nga fakti se vendi është në kohë pandemia, ajo ka njoftuar se ceremonia do të jetë krejtësisht private. Bashkangjitur mesazhit ku ka dhënë lajmin e trishtë, Topalli ka publikuar edhe një foto ku shfaqet krah saj shumë e lumtur.

“Të dashtun miq e dashamirës, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmërojnë me dhimbje humbjen e nenës së dashtun. Ngushëllimi më i mirë  për ne do të jetë një lutje për shpirtin e Saj. Për shkak të situatës, ceremonia e varrimit do të jetë krejtësisht private. Falenderojmë të gjithë dhe ndjejmë afërsinë tuaj në këtë momente dhimbje për familjen tonë”, shkruan Topalli.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?