Topalli feston ditëlindjen, të rinjtë
e lënë pa fjalë me këtë surprizë

26 Nëntor 2017, 13:05| Përditesimi:

  • Share
Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, feston sot ditën e saj të lindjes. Edhe pse jashtë politikës, pasi nuk u përfshi në listat e kandidatëve në zgjedhjet e 25 qershorit, ajo vazhdon të tërheqë vëmendje dhe të ketë mbështetjet e demokratëve.

Në këtë ditë të veçantë të 54-vjetorit të saj, Topalli është surprizuar nga një grup të rinjsh shkodranë, të cilët kanë organizuar një festë për ish-kryetaren e Kuvendit. Momenti më i bukur i festës ishte pikërisht urimi i të rinjve, të cilët me pak fjalë kanë shprehur shumëçka.

“Edhe 100 vite të tjera kontribut për Atdhe”, shkruhej në mesazhin mbi tortën që të rinjtë shkodranë i dedikuan Topallit, ndërsa mbante ngjyrat bardhë e blu dhe simbolet e PD-së.

torta
(Torta me urimin për Jozefina Topallin)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?