Topalli e bindur për fitoren e Rithemelimit në Lezhë: Në zgjedhjet e 14 majit fitojmë të gjitha bashkitë e qarkut

15 Mars 2023, 20:05| Përditesimi: 15 Mars 2023, 20:11

  • Share

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj para simpatizantëve demokratë në Shkodër, u shpreh e bindur se Rithemelimi do të fitojë të tri bashkitë e qarkut të Lezhës në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ajo foli edhe për gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi, duke thënë se largimi i të rinjve, rrëzon çdo projeksion ekonomik. 

“Unë besoj se qarku i Lezhës do marrë të tre bashkitë. Kjo pritje e juaja këtu dhe ajo që i është bërë Berishës në qytetet e tjera, flet për një takim të madh që po ndodh në vendin tonë.  Në asnjë vend të botës nuk ka projeksion ekonomik kur zhvillimet demografike shkojnë si në vendin tonë.

Nuk ka dhimbje më të madhe të shohësh se qindra mijëra shqiptarë kanë ikur brenda këtyre viteve të fundit. Ne jemi një komb i vogël në numër. Përveç largimeve, edhe lindshmëria është në rënie. Një vend i tillë është i pashpresë nëse ata që mbesin këtu, nuk kanë kurajon për të përmbysur situatën”- tha Topalli.


Lajmi kryesor:

Berisha në Mirditë: Rama ka korruptuar ambasadorët e huaj për të ruajtur pushtetin e tij! Reagimi për arrestimin e nënës lehonë: Nikolla t’i paguante gjobën nga rroga e saj


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?