Deputeti Toni Gogu në ‘Rreze Dielli’ i kërkon publikisht falje së bijës: E di që ndoshta të kemi futur në telashe…

23 Dhjetor 2022, 17:09| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 17:36

  • Share

Jemi në prag të Krishtlindjeve, ku përtej ngjyrave dhe dritave të saj, çifti Edi dhe Toni Gogu shpjeguan kuptimin e vërtetë të kësaj dite.

“Është një histori që besoj nuk ka ndodhur me 25 dhjetor por ata që kanë një marrëdhënie me perëndinë, sepse Perëndia është me një mision transformimi kulturorë, shoqërorë. Dhe kështu ka ndodhur dhe me Krishtlindjen, kanë marrë një festë shumë të madhe dhe e kanë transformuar”tregoi Toni Gogu.

“Krishtlindja ka ndodhur dhe ky është fakt, nuk e ndryshojmë dot. Me ardhjen e Krishtit ndryshoji edhe historia e njerëzimit dhe vazhdon ndryshon. Mendohet që ka qenë pranverë, por fakti që është zgjedhur të festohet me 25 dhjetor, ka lidhje me një festë pagane, në lidhje me perendeshën Saturnnus ku njerëzit e adhuronin, I bëninn dhurata dhe kisha  në vitet 323 te erës sonë, vendosi që këtë festë t’I japi një kuptim….” tha  më tej, shkrimtarja për fëmijë, Edi Gogu.

E ndërsa folën për këtë ditë të rëndësishme për besimtarët, ata treguan më tepër edhe familjen si edhe dhanë plot mesazhe të vyera. Ndër to, për një familje të lumtur e të shëndetshme, mbetet edhe falja. E në një ditë të tillë, deputeti I Ps Toni Gogu publikisht I kërkoi falje së bijës, për vonesës e shkaktuar gjatë ditës së sotme.

 “Një çelës tjetër shumë i mirë i rëndësishëm është falja. Pra, të mësosh të kërkosh falje dhe sot, të dy me Edin ne do kërkojmë një falje publike, vajzës sonë Antonias. Ne e kemi mësuar Antonian që të jetë në orarë, të jetë atje që të respektojë kohën e tjerëve. Ne sot e kemi vonuar, kështu që po I drejtohem asaj’ Tonushka na fal sepse ne sot të kemi vonuar dhe e dimë që ndoshta të kemi futur edhe në telashe me këdo që të priste në një orë të caktuar, por nuk e rregullojmë dot më atë. Jam e sigurtë që do rregullojmë diçka tjetër” tha ai.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?